image Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën 8-vjeçarja, disa të lënduar

Shqipëri

Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën 8-vjeçarja, disa të lënduar

news image

Një aksident me vdekje ka ndodhur para disa minutash në aksin Elbasan- Peqin, ne vendin e quajtit kthesa e fortë e Peqinit.

Burime bëjnë me dije se dy mjete janë përplasur, dhe si pasojë ka humbur jetën një femijë rreth 8 vjeç.

Po ashtu bëhet me dije se familja nga Maqedonia, është përplasur me një familje shqiptare, ku raportohet për 3 të plagosur.

Mjeti maqedonas ka perfundur mbi barrierat mbrojtëse ndërsa në njërën anë është shtypur totalisht.

Ende nuk dihen rrethanat por aktualisht mendohet të ketë ndikuar lagështia në rrugë.

/GazetaSinjali/