image Shkëlzen Gashi e fajëson Glauk Konjufcën se u shërbeu kundërshtarëve të Albin Kurtit

Shkëlzen Gashi e fajëson Glauk Konjufcën se u shërbeu kundërshtarëve të Albin Kurtit

news image

Këshilltari i shkarkuar i Kurtit, Shkëlzen Gashi, thotë se deklarata e Glauk Konjufcës për të, i ka shërbyer kundërshtarëve të Albin Kurtit.

Poashtu thekson se kryetari i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka qenë më i matur se Konjufca në deklarata.

Gashi thekson se intervista e tij ku flet për UÇK-në është montuar dhe si e tërë nuk është dëgjuar nga ministri i Jashtëm dhe i Diasporës, Glauk Konjufca.

“Kam ardhë me sqaru që intervista është bërë montazhë…Kjo fushatë u bë kundër Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Kësaj fushate ju ka bashkuar edhe ministri i Jashtëm”, tha Gashi, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ai ka bërë që kjo interviste me u kthy në këtë debat, sepse nuk e ka pa krejt intervistën por vetëm montimet…Deklarata e Konjufcës i ka sherbyer kundershtarëve të Albin Kurtit”, tha më tej Gashi

“Nuk mundesh me deklaru ashtu pa e pa komplet intervistën….Është për habinë time, kundër këshilltarit politik të kryeministrit Kurti”, tha Gashi për Konjufcën.

Ai tha se njihet personalisht me Konjufcën por nuk ka pasur rast të diskutojë me të lidhur me këto deklarata.

“Nuk e kam pas mundësinë me diskutu me z.Konjufca, është dashtë me qenë më i matur ashtu siç ishte shefi i LVV-së Rexhep Selimi. I cili tha pas disa ditësh që ky është montim, janë vetëm disa inserte dhe duhet parë intervista në tërësi. Ai mbajti një qëndrim larg më korrekt sesa ministri i Jashtëm dhe i Diasporës”, tha Gashi. /Gazeta Sinjali/