image Shkëlqen Distria, e para në Lojërat Mesdhetare - fiton të artën - Sinjali

Shkëlqen Distria, e para në Lojërat Mesdhetare – fiton të artën

news image

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur që ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Krasniqi i ka sjell Kosovës medaljen e parë dhe atë të artë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022, pasi mundi në finale kroaten, Ana Viktorija – Puljiz.

Në gjysëmfinale ajo ka triumfuar ndaj spanjolles Ana Perez, shkruan Sinjali Sport.

Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Më 28 janar, Distria Krasniqi doli e para në garën “Grand Prix” në Portugali.

/GazetaSinjaliSporti/


Shpërndaje artikullin