image Përdori keq photoshopin, reagon Rudi: E knaqa krejt sorry

Bota e Yjeve

Përdori keq photoshopin, reagon Rudi: E knaqa krejt sorry

news image

Përpjekjet për t’u dukur sa më mirë në postimet e tyre në rrjetet sociale, shpesh herë i nxjerrin bllof fytyrat publike shqiptare. 

Para 10 ditëve, një fotografi e moderatores kosovare Elita Rudi, ka bërë lëmsh rrjetin shqiptar, pasi ka publikuar një foto nga pushimet në rrjetin social Instagram.

Në fotografi gjithçka dukej mirë, derisa sytë të shkojnë te dora e saj e djathtë me të cilën mban kokën.

Aty shihet se si Elita ia ka huqur me të madhe, ku ka shndërruar dorën e saj në një objekt të paidentifikueshëm, ose thënë më mirë, dora e saj duket si një dorë kukulle plastike.

Dora e saj ngjante si plastike. Kjo ishte arsyeja se pse moderatorja reagoi dhe e sqaroi për ndjekësit e saj në Instagram se çfarë ndodhi.

“Nuk nderhy shume ne foto, edhe kur e shihni aty crregullim te dora i bjen qe kom nderhy ne flok tu tentu mi hek floket e reja te pas lindjeve qe jane bo si mini shishka e knaqa krejt sorry”, ka shkruar Rudi në përgjigjen e saj.

/GazetaSinjali/