image Shpëtoi vëlla e motër nga Kosova, rrëfehet Robert Neçaj: S’i pashë më, u zvarrita në breg, më lanë aty
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Shpëtoi vëlla e motër nga Kosova, rrëfehet Robert Neçaj: S’i pashë më, u zvarrita në breg, më lanë aty

news image

Fatmirësisht ai mundi të shpëtonte pasi bëri një gjest heroik në plazhin e Shëngjinit dhe sot ka rrëfyer historinë e shpëtimit të dy personave nga mbytjatë cilët ishin nga Kosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Robert Neçaj, vrojtuesin e plazheve i cili mori titullin “hero” në rrjetet sociale për shkak se shpëtoi nga vdekja motër e vëlla në Shëngjin.

Ai ka rrëfyer momentet e vështira në det të hapur dhe sakrificat për të shpëtuar jetën e dy personave dhe të tijën. Neçaj rrëfeu se kishte marrë disa goditje nga adoleshentët nga Kosova teksa tentonte t’i nxirrte lart e për pasojë ishte zhytur në ujë disa herë.

“Ishin futur në një zonë shumë të rrezikshme, vajza po i thërriste vëllait të kthehej. Vëllai po dridhej, kishte kriza epilepsie. Motra po përpiqej të shpëtonte vëllanë. Papritur sulmohem nga motra me mjetin e shpëtimit që i kisha dhënë. Ishte goditje e pavullnetshme, ajo ishte duke u mbytur, u trondita. Më tej motra na zhyti të dyve në përpjekje për të shpëtuar. Më pas u godita edhe nga vëllai”,-ka deklaruar i riu për mediat.

Ai i kishte nxjerrë ata në breg por kishte mbetur thuajse pa shenja jete pasi askush nuk ishte ofruar për ta ndihmuar.

“Gjatë kthimit për në breg bie pa ndjenja në ujë, bien në dy gjunjë, dhe bie me fytyrë në ujë. Pasi i nxora me këmbë në tokë ata u larguan të dy nga vendi. Pasi rashë në ujë, s’më ndihmoi askush, ata ikën. Me sa duket kanë qenë duke u larë në një tjetër plazh, s’e di ku kanë qenë. Fëmijët janë larguar, ndoshta nga paniku, apo duke më parë mua në gjendje të rëndë, por fëmijëve s’u vë faj. Duke u zvarritur dola në breg, përfundova pa ndjenja”, shtoi ai.

Neçaj ka përfunduar se pasi u shpëtoi jetën të miturve nuk ka patur asnjë kontakt me ta apo familjarët e tyre dhe nuk ka marrë asnjë falenderim nga këta të fundit. Pavarësisht kësaj ai është i lumtur që mundi t’u shpëtonte jetën.

/GazetaSinjali/