Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, një dron shkeli hapësirën ajrore turke përgjatë kufirit sirian, e për pasojë është neutralizuar nga avionët luftarakë turq.
Momentalisht ende nuk dihet se kujt i përket droni, i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë gjashtë herë, sipas ministrisë.
Sipas AP, gjithçka ndodhi të shtunën, dhe se droni hyri në hapësirën ajrore turke pranë provincës Kilis, në juglindje të vendit, i cili kufizohet me Sirinë veriore të kontrolluar nga Turqia.
Droni i rrëzuar u gjet pranë kufirit të Kilis.