image “Shkatërroi familjen” - Zbulohet motivi i vrasjes në Fier: 61-vjeçari s’e donte për nuse të djalit 30-vjeçaren

Shqipëri

“Shkatërroi familjen” – Zbulohet motivi i vrasjes në Fier: 61-vjeçari s’e donte për nuse të djalit 30-vjeçaren

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Vidhisht të Roskovecit ku 61-vjeçari, Xhevair Hoxha, dyshohet se vrau gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tij, Merushe Hazizi dhe më pas dyshohet se vrau veten.

Sherri në familje raportohet se kishte nisur tre vite më parë, ku djali i Xhevairit kishte nisur të bashkëjetonte me Merushen,e cila kishte tre fëmijë nga një martesë e mëparshme, e të cilën ai nuk e donte për nuse të djalit, transmeton Gazeta Sinjali.

Abc news raporton se djali i Xhevairit ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e parë, me të cilën kishte një vajzë, dhe kishte nisur bashkëjetesën me Merushen.

Por lidhja nuk ishte miratuar as atëherë nga Xhevair Hoxha, duke bërë që çifti të dilte në një shtëpi me qira në Fier.

Ndërkohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.

Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët.

Xhevairi dyshohet se e vrau me thikë në ambientet e shtëpisë Merushen, ndërsa më pas dyshohet se vari veten në një pemë pas banesës.

/GazetaSinjali/