image Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali

Rajon

Policia/ Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Itali

news image

Një bandë e trafikut të drogës që drejtohej nga shqiptarët është shkatërruar në Itali.

Në pranga kanë rënë 7 persona mes tyre edhe një femër. Sipas medieve italiane shqiptarët e arrestuar janë F.Z., A.A., dhe E.K.

Sipas ‘La Repubblica’ prokuroria e Xhenovës kanë nisur në vitin 2017 hetimet në lidhje me këtë bandë, në bashkëpunim me Antimafien italiane dhe Departamentin e Antidrogës.

Hetimet zbuluan se në krye të bandës së trafikut qëndron shqiptari F.Z., me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë A.A. e E.K. Të arrestuar përfunduan edhe dy italianët me banim në Rrapallo, i cili u vu në pranga së bashku me dy shqiptarët e tjerë A.A. e E.K. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Sipas medieve italiane hetimet nisën pasi në një banesë të një mjeku autoritetet gjetën drogë, që dyshohet se ai e përdorte për përdorim vetjak. Përgjimet e mëvonshme telefnike zbuluan se “koka” e trafikut të drogës ishte F.Z. Autoritetet kanë dokumentuar së paku 150 raste të trafikut të drogës në zona të shtrenjta, ku kryesisht banojnë të pasur italianë. /Gazeta Sinjali/