image Shkarkohet drejtori i Radio Kosovës, thotë se shkak është një deklaratë kundër “Listës Vjosa”

Politikë

Shkarkohet drejtori i Radio Kosovës, thotë se shkak është një deklaratë kundër “Listës Vjosa”

news image

Ernest Luma është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës. Vetë Luma e ka konfirmuar këtë me një reagim në profilin e tij zyrtar, derisa shkarkimin e lidh me një deklaratë të tij për partinë e themeluar nga Vjosa Osmani pas daljes nga LDK-ja.

Luma: Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV-në”, është citati për të cilin Luma pretendon se është shkarkuar.

Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim. Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim. Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim. Kam pshtu lehte!  Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye. Pa merak. Shihemi prape”, ka shkruar Luma.

/GazetaSinjali/