image Shiu i dendur në Fier, vetura del nga rruga, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal

Rajon

Shiu i dendur në Fier, vetura del nga rruga, 3 anëtarë të familjes përfundojnë në kanal

news image

Tre persona të cilët udhëtonin me një automjet të tipit “Toyota” kanë përfunduar jashtë rrugës në aksin Levan – Fier mbrëmjen e kësaj të shtune. Mësohet se makina me targa greke YKT 5006, për shkak edhe të reshjeve të shiut ka dalë jashtë rrugës.

Bëhet e ditur se familja me tre anëtarë ishte kthyer nga Greqia dhe në makinë udhëtonte burri, gruaja dhe vajza e tyre.  Automjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në kanalin anësor. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe autoambulanca.

Nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërsa të tre anëtarët e familjes së përfshirë në aksident kanë përjetuar frikë të madhe. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. /Gazeta Sinjali/