image "Shitje me pakicë, shtypje me shumicë", PSD me aktivitet në Ditën e Punëtorëve

Sociale

“Shitje me pakicë, shtypje me shumicë”, PSD me aktivitet në Ditën e Punëtorëve

news image

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet në lagjen Lakrishte, afër urës në hyrje të Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi tha se ky aktivitet është shënuar në veçanti për punëtorët e marketeve në Kosovë, që sipas tij janë më të shkelurit.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ky sektor të përkrahet, duke krijuar kushte më të mira për punëtorët.

Nushi shtoi se Qeveria Kurti ka subvencionuar një kompani me miliona euro, para këto që sipas tij kanë shkuar te pronarët e jo te punëtorët.

“Sot po e shënojmë 1 majin, ditën e përpjekjeve për siguri, kushte më të mira të punës. Këtë ditë po e shënojmë për sektorin e zingjirit të supermarketeve, ku punëtorët punojnë me orare të tejzgjatura e paga të ulëta. Kompania që është subvencionu me miliona euro, paratë kanë shkuar te pronarët e jo punëtorët. Punëtorët e supermarketeve nuk janë trajtuar si punëtorë të rrezikuar nga pandemia. Shumica prej tyre nuk kanë kontrata dhe përjashtohen nga puna për teke të pronarëve të tyre. Qeveritë duhet t’i përkrahin punëtorët e jo pronarët”, tha Nushi para gazetarëve.

/GazetaSinjali/