image Shitet për 40 mijë euro vetura e Çausheskit, ish-diktatorit rumun

Shitet për 40 mijë euro vetura e Çausheskit, ish-diktatorit rumun

news image

Një xhip 4×4, i prodhuar në Rumani dhe që i përkiste Çausheskit u shit në ankand për 40. 000 euro, 30 vjet pas rrëzimit të ish-diktatorit komunist.

Në bordin e këtij automjeti, Çaushesku dhe ish-presidenti i Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbacov kanë përshëndetur turmën e mbledhur përgjatë arterieve kryesore të Bukureshtit gjatë vizitës së këtij të fundit në Rumani në vitin 1987.

“Vetëm katër automjete të këtij lloji janë prodhuar nga uzina rumune, të gjitha të destinuara për Çausheskun dhe agjentët e sigurisë që e shoqëronin gjatë vizitave të tij”, raportojnë mediat lokale./Gazeta Sinjali/