image Shitet autografi i Putinit, kjo është vlera

Botë

Bota/ Shitet autografi i Putinit, kjo është vlera

news image

Një dokument i nënshkruar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot u shit në ankand me vlerën prej 5 mijë euro.

Dokumenti i shkruar në vitin 2001, i drejtohej gazetarit sovjetik, Zorin në shenjë falenderimi për librin “Unknown about the known”. Libër ky të cilin Zorin ja dha dhuratë liderit të shtetit, Putin.

Në të njëjtin ankand u shitën edhe pesë dokumente nga filmi “Mirror” si dhe autografi e disa fotografi të regjisorit këtij filmi me vlerën prej 29 mijë euro.

Veç këtyre, u shitën pesë fletë shënimesh të një filmi të regjisorit dhe skenaristit të njohur, Andrei Tarkovsky, me çmime që sillen prej 5 mijë deri në 9 mijë euro secila prej tyre./GazetaSinjali/