image Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në New York

Film

Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në New York

news image

Të gjitha biletat janë shitur për filmin “Zgjoi” në Amerikë.

Interesim të madh për filmin kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po tregohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në faqen zyrtare të “Zgjoit”, në rrjetin social Facebook, thuhet se pas dy ditë do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e Nju-Jorkut.

“Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.

“Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje biletash edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/