Autoritetet në Francë njoftuan se një person u arrestua për shitje në internet të materialeve të skaduara mbrojtëse kundër koronavirusit, si maska dhe xhel.
Operacioni i drejtuar nga xhandarët e Oise, ku është shënuar numri më i madh i rasteve të kontaminimit të koronavirusit zbuloi 9,400 maska, 3.300 doreza, 80 shishe me 150 ml xhel hidroalkoolik dhe 14 shishe me 500 ml xhel hidroalkoolik, të skaduara, të shitura në faqen Le Bon Coin.
Mashtrimi u zbulua pas një vëzhgimi në faqet e shitjeve në internet nga xhandarët e zyrës së inteligjencës së grupit të xhandarmërisë në Some. /Gazeta Sinjali/