Policia kanë ndërhyrë dje pasfide në një barnatore në Xërxë të Rahovecit.
Aty u raportua se u gjetën dhe sekuestruan disa medikamente të cilat shiteshin me çmime të ngritura, shkruan Gazeta Sinjali.
“Fsh. Xërxë, Rahovec (NN) 08.04.2020-16:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në barnatoren e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar disapaketime të medikamenteve të ndryshme të cilat dyshohet se kanë qenë duke u shitur me çmime të ngritura”, njofton Policia.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/