Ndonëse punimet kanë nisur kohë më parë, në qendër të Podujevës po vazhdon ende asfaltimi i rrugëve.
Këto punime po vështirësojnë qarkullimin e veturave dhe të këmbësorëve. Përveç kësaj, atje po shkaktohet edhe pluhur i madh.
Një sinjalizues ka dërguar video në redaksinë e Gazetës Sinjali, në këto pamje shihen veturat e mbuluara nga pluhuri.
Ky sinjalizues thotë se nëse veturën e parkon në qendër të Podujevës, pas dy orësh mund ta shihni në këtë gjendje.