image Shifra të frikshme: Ronaldo tani iu ka shënuar 168 skuadrave të ndryshme në karrierën e tij

Futboll

Shifra të frikshme: Ronaldo tani iu ka shënuar 168 skuadrave të ndryshme në karrierën e tij

news image

Manchester United triumfoi këtë mbrëmje me një fitore të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Brentford.

Cristiano Ronaldo ishte njëri nga golashënuesit, duke shënuar golin e dytë të skuadrës nga pika e penalltisë në minutën e 61-të.

Ronaldo tani ka arritur shifrën e 18 golave në Premier Ligë, duke qëndruar vetëm prapa Salah e Son në listën për Këpucën e Artë.

Sidoqoftë, Ronaldo sonte i realizoi gol Brentfordit për herë të parë në karrierën e tij.

Brentfordi u bë skuadra e 168 e ndryshme e portugezit që i ka shënuar gol në karrierën si profesionist, në 123 në nivel klubesh, dhe 45 kombëtaresh, raporton Squawka, përcjell Sinjali Sport.

Man Utd arriti në kuotën e 58 pikëve në renditjen tabelare në Premier Ligë me këtë fitore, e pozicionuar në pozitën e gjashtë.

/GazetaSinjaliSport/