Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.
IHMK-ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.