image Shi, borë e erëra të forta - moti për ditën e premte

Kosovë

Shi, borë e erëra të forta – moti për ditën e premte

news image

Të premten në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë, parashihen reshje të formës së shiut dhe borës, paralajmëron instituti.

IHMK-ja njofton se në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, më theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, bën të ditur instituti.

Sipas IHMK-së, do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit, herë–herë me vrull.