image Shfaqet video e parë që zbulon disa detaje të iPhone 12

Telefona

Shfaqet video e parë që zbulon disa detaje të iPhone 12

news image

Disa javë para prezantimit të iPhone 12, në rrjet u shfaq një video e parë që tashmë zbulon disa detaje interesante.

Në testet përfundimtare, ai kalon nëpër një seri testimesh të pajisjeve, përpara se të kalojë në prodhimin masiv.

Pas videos është edhe një herë YouTuber-i, Jon Prosser, i cili siç duket mori informacionin sekret përsëri nga kompania gjigante amerikane.

Por siç zbulon Prosser, Apple është i shqetësuar se një ekran 120Hz mund të sjellë shumë tendosje në konsumin e baterisë. Duke pasur parasysh faktin se Apple me sa duket do të përdor bateri më të vogla në iPhone 12, kjo frikë duket e justifikuar.

Ndërsa, kushdo që shpresonte se Apple do të shpëtonte nga niveli i ‘shëmtuar’ në modelin e ekranit, ose të paktën ta zvogëlojë atë në mënyrë të konsiderueshme, do të zhgënjehet. Në videon që tregon një iPhone 12 Pro Max, ekrani duket pak më i vogël.

Detaje të mëtejshme kanë të bëjnë me kamerën. Moduli në anën e pasme duhet të jetë 10 për qind më i madh se iPhone 11. Telefoni mbështet regjistrimin e videos 4K me 120 korniza për sekondë dhe lëvizje të ngadaltë në 4K dhe 240 korniza për sekondë. /Gazeta Sinjali/