Humbja e trofeut më të rëndësishëm në Evropë për klube është përjetuar jashtëzakonisht keq nga tifozët e PSG-së.
Sipas raportimeve të fundit, policia franceze në Paris është përplasur ashpër me ultrasit e kampionëve të Francës duke përdorur gazlotsjellës dhe shkopinj gome. Njëri prej tifozëve të PSG-së raporton se sulmi nga forcat e rendit nisi përpara mbylljes së finales me Bayernin, transmeton Sinjali Sportiv.
Pamjet e trasnmetuara nga mediat e huaja tregojnë se dhuna dhe kaosi ka krijuar një gjendje lufte në Paris në zonën stadiumit “Parc de Prince” dhe në “Champs Elysee”.
Duket se ndalimi i grumbullimit të personave i ka detyruar forcat e rendit të reagojnë dhunshëm, teksa shumë tifozë të PSG-së ishin mbledhur rreth stadiumit për ta ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve. /Sinjali Sportiv