image Sherri banal për qenin/ Kush është 43-vjeçari që plagosi rëndë dy vëllezërit e mitur në Sarandë

Shqipëri

Sherri banal për qenin/ Kush është 43-vjeçari që plagosi rëndë dy vëllezërit e mitur në Sarandë

news image

Plagosja e dy vëllezërve të mitur në Sarandë dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal për qenin.

Autori i dyshuar i plagosjes, një person me precedentë të mëparshëm penal dhe përdorues i lëndëve narkotike, është shpallur në kërkim nga policia.

Kjo e fundit nëpërmjet një komunikate të dytë për ngjarjen e plagosjes në Sarandë, sqaron se në këtë konflikt është goditur me mjet shpues në brinjë edhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.

Policia tutje ka bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit Ibrahim Duda, i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet e policisë po kontrollojnë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/