image Sherr në prapaskenë, binjakët Veshaj dhe Beatrix braktisin festën e BBV

Bota e Yjeve

Sherr në prapaskenë, binjakët Veshaj dhe Beatrix braktisin festën e BBV

news image

Duket se çmimi i madh po reflektohet me ‘përplasjet’ e para. Ky çmim u fitua nga Ilir Shaqiri. Por nuk është mirëpritur nga vëllezërit Veshaj.

Mësohet se binjakët Donald e Romeo Veshaj si dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk kanë pranuar të festojnë bashkë me banorët e tjerë të shtëpisë që mbylli dyert një natë më parë.

Në një moment ka pasur tension nga Romeo dhe është dashur ndërhyrja e sigurimit. Ndërsa shumë nga personat që ndodheshin në publik janë ndaluar të filmonin.

Sot, përplasja ka vijuar në distancë. Romeo Veshaj ka fshirë promon e emisionit që iu premtua se do të bënte me të vëllanë në Top Channel. Emri i programit u mor dhe nga shprehja me të cilën Donaldi u bë viral në rrjet ‘Më lër të flas’.

Ende nuk ka një reagim të qartë mes palëve!/noa

/GazetaSinjali/