Një pasagjer 20-vjeçar akuzoi policinë portugeze për dhunë fizike duke thënë se i’a lënduan dorën, qafën dhe këmbën.
Mediat e huaja raportojnë se Rafik Boutiche goditi një stjuardesë para se të niste fluturimi, gjë të cilën e mohoi.
Ai tregoi se i kërkoi stjuardesës që të ndërronte vend dhe të ulej te një karrige tjetër e cila ishte e lirë, por në atë moment ndërhynë forcat e policisë.
Miku i tij, Islam Fessih, filmoi skenën në të cilën 20-vjeçari dëgjohet duke bërtitur: “Ju po më lëndoni”.
Pasi i nxorën jashtë, të dy djemtë rezervuan një hotel në Portugali dhe më pas nisën fluturimin me një linjë tjetër ajrore.
Duke folur për “The Mirror” nga hoteli ai tha: “Dora më dhemb, po më djeg këtë moment. Kyçi im i këmbës është ndrydhur dhe qafa më është lënduar shumë.”
Ndërkohë kompania ajrore nuk ka bërë ende asnjë reagim për këtë ngjarje.