Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendrën e votimit në shkollën ‘1 Maj’, në Tiranë.
Brenda ambienteve të numërimit në zonën e Ali Demit ka pasur një sherr të dhunshëm. Nga pamjet e siguruar nga ABC News shihet se si vëzhguesit dhe disa anëtarë të tjerë të grupeve të numërimit përfshihen në një përleshje masive, ku nuk mungon edhe përdorimi i karrigeve.
Te shkolla “1 Maj” janë konfliktuar fillimisht dy vëzhgues mes njëri tjetrit, e më pas kanë dashur të hyjnë brenda ambienteve të numërimit disa persona që ishin jashtë.
Është dashur që të ndërhyjë policia për të shuar konfliktin. Deri më tani në polici janë shoqëruar shtatë persona.
Pas disa minutash situata është vënë nën kontroll dhe numërimi ka rinisur./Gazeta Sinjali/