image Shërohet pacienti që ishte i infektuar me koronavirus në Kroaci

Botë

Shëndetësi/ Shërohet pacienti që ishte i infektuar me koronavirus në Kroaci

news image

Kroacia ka njoftuar gjatë ditës së sotme se një pacient i infektuar me koronavirus është shëruar.

“Një i ri që është diagnostikuar me koronavirus më 26 shkurt, është lëshuar nga Klinika e Sëmundjeve Infektive. I riu doli negativ në dy teste të njëpasnjëshme për koronavirus dhe tani është në kujdes shtëpiak”, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Fan Mihajleviq.

Autoritetet po ashtu kanë njoftuar se në Kroaci janë shfaqur edhe pesë raste të reja me koronavirus dhe se të gjitha ato kanë lidhje me të sëmurët e mëparshëm.

Numri total i të infektuarve në Kroaci është 24./Gazeta Sinjali/