image Arrestohen 5 persona në Zubin Potok, nuk respektuan masën e vetizolimit

Siguri

Arrestohen 5 persona në Zubin Potok, nuk respektuan masën e vetizolimit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje pesë persona, të cilët nuk kanë respektuar masën e vetizolimit, raporton Gazeta Sinjali.

Ata u hasën në një veturë me targa të huaj në Bërnjak të Zubin Potok, ani pse kur ishin futur në Kosovë ishin dërguar në vetizolim në kohëzgjatje prej shtatë ditësh, sipas masave të reja antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria më 28 gusht.

“Më datë 05.09.2021, rreth ores 13:40 në Stacionin Policor Kufitar Bërnjak, nga drejtimi i Zubin Potokut ka kaluar vetura me targa të huaja, ku në veturë janë hasur pesë (5) personat M.K (1980), I.K (1982), E.K (1989), N.K (1995) si dhe J.S (2002), të cilët më datë 01.09.2021 rreth orës 15:20 në pikën e kalimit kufitar Bërnjak, me rastin e hyrjes në Republikën e Kosovës janë dërguar në vetë-izolim në kohëzgjatje prej shtatë (7)  ditëve sipas vendimit të Qeverisë së RKS-së  për masat  kundër pandemisë COVID-19”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se ka njoftuar prokurorin e shtetit për këtë rast, i cili ka urdhëruar që personat të kthehen në vetizolim dhe ndaj tyre të iniciohet kallëzim penal për veprën penale “Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”./Gazeta Sinjali/