image Dy të vdekur dhe mijëra të infektuar me COVID në Shqipëri

Shqipëri

Dy të vdekur dhe mijëra të infektuar me COVID në Shqipëri

news image

COVID-19 vijon të marrë jetë. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, ka raportuar dy viktima si pasojë e virusit. Dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-78 vjeç kanë humbur jetën.

Sakaq, shifrat e të infektuarve mbeten sërish të larta. Sot janë raportuar 1373 qytetarë pozitivë me Covid, nga 2801 testime të kryera.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Ndërkaq, janë shëruar 1468 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 289,515 që nga fillimi i epidemisë.

/GazetaSinjali/