image Dy të vdekur dhe rreth një mijë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri - Sinjali

Dy të vdekur dhe rreth një mijë të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar dy viktima të tjera si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1984 testime, 965 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 843 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 412.

Në të gjithë vendin janë 9810 qytetarë aktivë me COVID-19, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Durrësi 86- vjeçe dhe një qytetare nga Tirana 91-vjeçe.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 304.890 raste, prej tyre 291.553 janë shëruar, 9.810 janë raste aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.527 pacientë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: