Portieri i Atalantës, Marco Sportiello është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Atalantës në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Sportiello ishte njëri nga futbollistët e infektuar në Serie A të prekur nga koronavirusi.
Portieri ishte grumbulluar në ndeshjen kundër Valencias në Ligën e Kampionëve, që u cilësua si një ‘bombë biologjike’./Gazeta Sinjali/