image Presidenti i Atalantas shet 55% të aksioneve te pronarët e Boston Celtics - Sinjali

Presidenti i Atalantas shet 55% të aksioneve te pronarët e Boston Celtics

news image

Antonio Percassi, presidenti i skuadrës së Serie A, Atalanta, ka shitur një pjesë nga investimet e tij në botën e sportit.

Skuadra e Atalanta tashmë do të ketë 55% të aksioneve nën emrin e bashkëpronarit të skuadrës së Boston Celtics nga NBA, Stephen Pagliuca.

Percassi ka arritur marrëveshjen me Pagliuca, për t’i shitur 55% të aksioneve të skuadrës nga Bergamo.

Pagliuca (bashkëpronar i Celtics në NBA) do të jetë tashmë pronari i skuadrës së Atalanta nga Serie A.

Percassi në anën tjetër do të mbetet në postin e presidentit, me Pagliuca formalisht si bashkëpronar. /Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin