Momentalisht, në Komunën e Rahovecit nuk është asnjë person i infektuar me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Të gjithë personat që ishin të prekur me këtë virus, kanë arritur të shërohen.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.
“Sipas IKSHPK, për momentin në Rahovec, nuk ka as edhe një rast të vetëm aktiv me koronavirus. Të gjithë të infektuarit tashmë janë shëruar. Të kujdesemi bashkë që edhe ditëve në vijim, të mos kemi raste të reja”, shkroi Latifi në Facebook./Gazeta Sinjali/