image Shërohen nga koronavirusi 6 qytetarë të Hanit të Elezit

Kosovë

Shëndetësi/ Shërohen nga koronavirusi 6 qytetarë të Hanit të Elezit

news image

Nga 27 personat që sonte rezultuan tërësisht të shëruar nga koronavirusi, 6 vijnë nga Komuna e Hanit të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Medina Imishti, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në këtë komunë.

“Sonte 6 qytetarë të Hanit të Elezit rezultuan të shëruar plotësishtë nga COVID-19. Masat të cilat bashkë i kemi marrë, bashkë i kemi rrespektuar, sonte na dëshmuan që i’a paskan vlejt. Puna e përbashkët e secilit po reflekton në masa lehtësuese nga niveli lokal e qëndror për të gjithë ne. Faleminderit për bashkëpunimin le të vazhdojmë me kujdes të shtuar, duke ruajtur njëri-thetrin që mos të kemi raste të reja. Bashk i’a dalim”, ka shkruar ajo./Gazeta Sinjali/