Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit për gjendjen në pikat kufitare, sipas të cilit qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.
Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërsa nuk janë raportuar kolona të automjeteve apo kamionëve.
Pika kufitare Hani i Elezit vazhdon të ketë fluksin më të lartë, ku pritjet në hyrje zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje janë 3 deri në 5 minuta.
Edhe për automjetet e transportit të mallrave nuk ka kolona, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje mbeten minimale në të gjitha pikat kufitare. Sipas përditësimit të fundit, qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjithë vendkalimet kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!