image Vetura e vjedhur më 2020 në Holandë, ndalohet në Han të Elezit

Siguri

Vetura e vjedhur më 2020 në Holandë, ndalohet në Han të Elezit

news image

Policia e Kosovës ka ndaluar sot në hyrje të Kosovës për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë e cila është vërtetuar se është lajmëruar si e “vjedhur” më 2020 në Holandë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje.

“Policia e Kovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vermicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë. Vlen të ceket se në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Mund të jetë një imazh i makinë

/GazetaSinjali/