Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 196 të shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Në total, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka shkuar në 4 mijë e 463.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Po ashtu, janë konfirmuar 16 viktima të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 258 raste të reja. Kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 429.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar për koronavirus 480 persona. /Gazeta Sinjali