image Shërohen dy pacientë me koronavirus nga Vushtrria, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Kosovë

Pandemia/ Shërohen dy pacientë me koronavirus nga Vushtrria, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

news image

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka bërë të ditur dy pacientë nga komuna e Vushtrrisë janë shëruar nga koronavirusi dhe janë kthyer në shtëpi.

Dreshaj tha se aktualisht në Klinikën Infektive të QKUK-së, numri i të spitalizuarve me Covid-19 është 35.

Ai theksoi se gjendja e të prekurve me Covid-19, është stabile duke përjashtuar këtu 2 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi dhe 2 të intubuar.

“Momentalisht në klinikën Infektive, janë 35 të spitalizuar, përjashtuar 4 pacientë të cilët 2 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 2 prej tyre janë të intubuar, gjendja e të tjerëve është stabile”, u shpreh Dreshaj.

Sa i përket pacientëve të cilët janë liruar sot nga Klinika Infektive, ai thotë se rezultat e konfirmimit laboratorik, ende nuk i kanë, mirëpo këta të fundit kanë qenë të shëruar nga COVID-19, andaj dhe janë liruar nga kjo klinikë.

“Realisht i kemi bërë 2 lëshime sot, për 2 paciente të cilët praktikisht kanë qenë të shëruar prej koronavirusit, rezultatet e konfirmimit laboratorik ende nuk i kemi por realisht ata kanë shkuar në shtëpi, janë dy pacientë nga komuna e Vushtrrisë”, tha Dreshaj.

Kur jemi te masat mbrojtëse të cilat janë të nevojshme për trajtimin e të prekurve me COVID-19, Dreshaj bëri të ditur se janë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse dhe se po punohet me përkushtim.

Ndryshe, në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus momentalisht është 250, 7 prej tyre kanë humbur jetën, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese derisa 52 persona jënë shëruar./GazetaSinjali/