image Shërohen 97 të infektuar nga COVID-19, shkon në 15, 295 numri i të shëruarve

Shëndetësi

Shërohen 97 të infektuar nga COVID-19, shkon në 15, 295 numri i të shëruarve

news image

97 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo shifër e çoi në 15 mijë e 295 numrin e pacientëve që janë shëruar nga ky virus deri më sot në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/