image Sherifi: Lëvizja Vetëvendosje, nga patriotë në grabitqarë

Politikë

Politikë/ Sherifi: Lëvizja Vetëvendosje, nga patriotë në grabitqarë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i partisë Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka akuzuar Vetëvendosjen që sipas tij po tenton t’ia grabisë gjashtë mandatet koalicionit Nisma-AKR-PD.

Sherifi, doli para gazetarëve pasi tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje i janë drejtuar me një ankesë Gjykatës Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Për LVV-në tha se nga patriotë janë bërë grabitqarë.

“Dëshirojnë t’i grabisin votat, mandat, që kanë dalë nga 42 mijë votues të Kosovës, vota të ligjshme e të rregullta. 42 mijë vota përballë 3104 votave kriminale. Ata i duan ato vota sepse duan të grabisin, e jo sepse duan të mbrojnë diçka”, tha Sherifi në konferencën e thirrur për media.

Shtoi se “qëllimi kësaj konference ishte për ta demaskuar hipokrizinë dhe moralin e dyfishtë të Vetëvendosjes dhe të atyre që pretendojnë një fillim të ri në fakt nuk paraqesin asgjë më shumë se një të keqe në variantin e tyre”.

Sipas tij fletëvotimet nga Serbia janë të paligjshme dhe se vendimi i PZAP-së është i ligjshëm.

Kundër ankesës së kandidatëve për deputetë të LVV-së në PZAP, ka dalur edhe Jakup Krasniqi e Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate. /Gazeta Sinjali/