Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka dhënë detaje për gruan që ka bërë vetëvarje me jelekun e saj duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R
SHKK thotë se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.
“Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qenë e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologia dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime”, thuhet në njoftim.
Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.
Gjithashtu edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar hetimet procedurale dhe administrative. /Gazeta Sinjali/