Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se ka shënuar rënie Bruto Produkti Vendor për 9.28 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dhënat përfshijnë aktivitetet ekonomike, qasjen e shpenzimeve, çmimet aktuale dhe konstante.
Aktivitetet ekonomike që kanë shënuar rënie më të madhe gjatë këtij tremujori janë: ndërtimi (-47.08%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor (-24.4%);aktivitetet profesionale dhe administrative (-16.39%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit;(-6.71%); si dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (-1.74%).
Ndërkaq, rritje reale në këtë tremujor kanë pasur aktivitetet ekonomike si: Industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (19.8%); informacioni dhe komunikacioni (29.6%); aktivitetet pasurive të paluajtshme (4.29%); artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitetet e tjera shërbimi (4.64%); si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (4.73%). /Gazeta Sinjali/