image Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në një shtet tjetër

Botë

Botë/ Shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në një shtet tjetër

news image

Një 57-vjeçare që tashmë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, vdiq nga koronavirusi, tha sot nënkryetari i komunës Poznan në Poloni, Jedrzaj Solarski.

Ai tha se gruaja nuk punonte në një institucion arsimor në qytet, duke hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte infektuar studentët.

Në Poloni, 47 raste të koronavirusit janë konfirmuar deri më tani dhe 317 njerëz janë shtruar në spital nën dyshimin e infeksionit.

Më shumë se 1.000 njerëz janë në karantinë. Të gjitha ngjarjet masive u anuluan, ndërsa shkollat, kolegjet, muzetë, teatrot, kinematë u mbyllën për dy javë./Gazeta Sinjali/