Një vdekje e dytë nga lija e majmunëve është regjistruar sot në Spanjë, e cila besohet të jetë vdekja e dytë nga sëmundja në Evropë dhe vetëm e treta jashtë Afrikës.
Spanja raportoi vdekjen e saj të parë të premten, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë nga lija e majmunëve jashtë kontinentit afrikan gjatë valës aktuale të sëmundjes, raporton Reuters.
Sipas raportit të 22 korrikut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë raportuar vetëm pesë vdekje.
OBSH e shpalli epideminë e lisë së majmunëve një emergjencë globale shëndetësore të shtunën e kaluar.