image Shënohet rasti i parë pozitiv me COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike të Tokios

Sporte të tjera

Shënohet rasti i parë pozitiv me COVID-19 në prag të Lojërave Olimpike të Tokios

news image

Një anëtar i skuadrës olimpike të Ugandës është bërë i pari që rezultoi pozitiv me Covid-19 menjëherë pas mbërritjes në Japoni për garat olimpike që do të fillojnë më 23 korrik, transmeton Gazeta Sinjali Sportiv.

Sipas raporteve, ky anëtar, emri i të cilit nuk u bë i ditur ishte pjesë e një skuadre nëntë anëtarëshe të cilët ishin të vaksinuar plotësisht.

Spektatorët e huaj janë ndaluar nga Lojërat Olimpike ndërsa të hënën pritet të merret një vendim nëse do të lejohen spektatorët vendas.

Mbajtja e Lojrave Olimpike u shtye vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por tani po vazhdon edhepse ka një valë të re të rasteve me Covid-19 në Japoni. /Gazeta Sinjali Sporti/