image Shënohet rasti i parë me koronavirus në këtë komunë të Kosovës

Shëndetësi

Shënohet rasti i parë me koronavirus në këtë komunë të Kosovës

news image

Sonte janë regjistruar 141 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 1 mijë e 756 numrin e rasteve konfirmuara deri më tani në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me rritjen e numrit të rasteve është zgjeruar edhe harta e komunave të prekura nga ky virus.

Komuna e Parteshit e cila kishte qëndruar “imune” ndaj COVID-19, sonte shënoi rastin e parë të infektuar.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42 (sipas vendbanimit: 39 raste Prishtinë dhe 2 raste Hajvali dhe 1 rast Barilevë), komuna e Vushtrrisë 30 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Stanovc i epërm, 8 raste Vushtrri, 2 raste Maxhunaj, 1 rast Begaj dhe 1 rast Bukosh), komuna e Pejës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Pejë), komuna e Mitrovicës 11 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Mitrovicë, 1 rast Zhabar dhe 1 rast Shupkovc), komuna e Obiliqit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Obiliq, 1 rast Hade, 1 rast Breznicë dhe 1 rast Raskovë), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste Lubizhdë dhe 1 rast Gërnçar), komuna e Fushë Kosovës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Fushë Kosovë), komuna e Gjilanit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 1 rast Cërnicë), komuna e Podujevë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Konushevc, 1 rast Gërdovc dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), 3 raste Mamushë, 2 raste Viti (sipas vendbanimit: 2 raste Skifteraj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/