image Shënohet rasti i parë i variantit të ri të COVID-19 në Evropë, ishte e pavaksinuar

Evropë

Shënohet rasti i parë i variantit të ri të COVID-19 në Evropë, ishte e pavaksinuar

news image

Është identifikuar rasti i parë në Evropë me variantin e ri të COVID-19 në Belgjikë, në një grua të pavaksinuar, e cila pati simptoma të lehta e të ngjashme me grip, pasi udhëtoi për në Egjipt nëpërmjet Turqisë.

Pacienti nuk raportoi ndonjë lidhje me Afrikën e Jugut ose vende të tjera në Afrikën jugore, raporton The Guardian.

Ndërkaq asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka shfaqur simptoma. Pacientja u tha se kishte një sasi të lartë virale në momentin e diagnostikimit nga studiuesit në universitetet, KU Leuven dhe UZ Leuven.

Të premten Qeveria belge vendosi masa të reja kufizuese, përfshirë mbylljen e hershme të bareve e mbylljen e plotë të klubeve të natës për tri javë me qëllim të pakësimit të kontakteve sociale dhe pengimit të përhapjes së mëtejme të valës së katërt të infeksioneve. /GazetaSinjali/