image Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Shëndetësi

Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

news image

Sot janë shënuar edhe dy raste të reja me COVID-19 në komunën e Malishevës. Kjo është bërë e ditur në komunikimin e rregullt zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me këtë komunë.

Numri i rasteve aktive në Malishevë ka shkuar në 30, teksa rastet e regjistruara sot janë nga Llazica dhe Malisheva.

“Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar 200 raste me COVID-19, prej tyre 152 janë shëruar, 30 raste janë aktive, ndërsa 18 persona kanë vdekur”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/