Janë realizuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Shkupit dhe Ballkanit.
Dy skuadrat shqiptare janë duke luajtur ndeshjen e parë të fazës finale të “Play-Off”, për një vend që të dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Nikoqirët kaluan të parët në avantazh përmes sulmuesit Sunday Adetunji në minutën e 19-të.
Epërsia e vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 23-të.