image Sjellja e tifozëve në stadium, UEFA gjobit klubin shqiptar

Sjellja e tifozëve në stadium, UEFA gjobit klubin shqiptar

news image

Shkupi është gjobitur nga UEFA me shifrën 44.000 euro. Ka qenë vetë klubi shqiptar që ka bërë një postim në kanalet zyrtare, ku bën me dije se shkak për këtë vendim të organizatës më të madhe futbollistike në Europë është bërë sjellja e tifozëve në ndeshjet e Europës (Dhe sfida e fundit në kampionat).

“F.C Shkupi gjithmonë ka vlerësuar përkrahjen tuaj dhe ende vazhdon, por ndonjëherë ndodhin skena që nuk janë aspak të dëshiruara për ne. Kështu për shkak disa ngjarjeve të shkaktuara nga disa tifozë të papërgjegjshëm në ndeshjet në Evropë dhe nga ndeshja e fundit në Çair, klubi jonë është dënuar nga ana e UEFA-së më një gjobë prej 44.000€.

Ju ftojmë që skena të tilla mos të përsëriten si dhe të përkrahim FC SHKUPIN ashtu siç na ka hije. PËR KAMPIONAT.PËR SHKUPIN” – Shkruan klubi shqiptar” – Shkruan Shkupi.

/GazetaSinjali/